19 Maj 2024

Thaçi të enjten e informon Kuvendin për takimin me Daçiçin

Prishtinë, 25 shkurt - Në seancën e së enjtes, kryeministri Thaçi do ta informojë Kuvendin e Kosovës për takimin e tij, të pestë, me kryeministrin e Serbisë, në Bruksel i cili u mbajt me ndërmjetësimin e Përfaqësues së Lartë të Unionit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baroneshën Ashton.

Kësisoj Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare, ka  tumir kërkesën e kryeministrit për t’iu drejtuar deputetëve. 

Në këtë takim,ndërkaq, ka pasur qëndrime të ndryshme nëse kryeministri i Kosovës duhet ta informojë apo duhet të raportojë për bisedimet me Serbinë, ashtu siç e obligon Rezoluta e miratuar nga Kuvendi për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Në të njëjtën seancë do të zhvillohet debat parlamentar për kompensimin e pensionistëve për kontributet e dhëna deri në vitin 1999, debat ky i kërkuar nga  Grupi Parlamentar i LDK-së.

Në vazhdim do të shqyrtohet për herë të dytë i Projektligji për arsimin dhe aftësimin profesional; do të formohet Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve  të Komisionit të Pavarur për Mediave (Komisioni duhet të përbëhet prej 9 anëtarëve: PDK-2,  LDK-2 ,VV-1, AAK -1, KKR-1, SLS-1 dhe 6+ 1); kurse  deputetët do të njoftohen me qëndrimin e Grupit Parlamentar 6+ lidhur me marrëveshjen për ndërrimin e anëtarit të Kryesisë së Kuvendit, si dhe kërkesat e disa deputetëve nga komunitetet tjera, jo shumicë, për zëvendësimin e anëtarit të Kryesisë së Kuvendit nga radha e tyre (pikë e bartur nga mbledhja plenare e datës 21 shkurt 2013).

Edhe në këtë seancë të rregullt të Kuvendit të Kosovës, si rëndom, deputetët do të ngritin çështje jashtë rendit të ditës dhe do të shtrojnë pyetje parlamentare për kabinetin qeveritar.

Në seancën e 1 marsit do të zhvillohet debat parlamentar lidhur  me demonstratën e 10 shkurtit 2007. Këtë kërkesë të deputetit Visar Ymeri, e kanë  mbështetur edhe 10 deputetë të tjerë.

Kryesia, në mbledhjen e sotme, pasi e ka shqyrtuar Propozimin për Guvernator të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, ia ka deleguar atë Komisionit për Buxhet dhe Financa për të përgatitur raportin me rekomandime, duke pritur në ndërkohë edhe mendimin e Qeverisë së Kosovës për këtë post të rëndësishëm.

Kryesia ka marrë njoftimin e Komisionit për Punë të Jashtme për shtyrjen e organizimit të Tryezës së rrumbullakët rajonale për në fillim të prillit, ndërkaq, ka mbetur ta mbajë edhe një takim gjatë kësaj jave për ta shqyrtuar më në hollësi Propozim-programin e punës së Kuvendit për vitin 2013.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)