Thaçi takon Rasmussenin dhe Steinmeierin
Munhen, 1 shkurt - Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynhen, kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi,ka takuar Sekretarin e NATO-s Anders Fogh Rasmussen dhe Ministrin e Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier.
\"Pata takim edhe me Zëvendës Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan dhe mikun Eliot Engel, bisedat u përqëndruar në progresin e arritur në Kosovë, konsolidimin e subjektivitetit ndërkombtar, perspektivën euroatlantike të Kosovës.