Thaçi takon një delegacion nga Parlamenti Evropian
Duke u uruar mirëseardhje delegacionit të lartë të BE-së, kryeministri
Thaçi ka falënderuar institucionet e BE-së për bashkëpunimin e ngushtë
me Qeverinë e Kosovës dhe mbështetjen që po i japin Kosovës në
procesin e integrimit.
Kryeministri Thaçi ka premtuar se Qeveria e Kosovës është e
përkushtuar që të përmbush të gjitha obligimet ndaj BE-së dhe se
bashkëpunimi me mekanizmat BE-së është një ndër prioritetet e larta
të saj.
Në takim kryeministri Thaçi ka vlerësuar situatën e sigurisë stabile
dhe të qëndrueshme dhe se institucionet e sigurisë janë të
përkushtuara për të siguruar mirëqenien dhe lirinë e gjithë qytetarëve
të Republikës së Kosovës pa dallim.
Qeveria e Kosovës është e angazhuar të zbatojë strategjinë e saj për
pjesën e veriut të Kosovës, që ka për qëllim të sigurojë zbatimin e
rendit dhe ligjit dhe fillimin e investimeve socio-ekonomike edhe në
këtë pjesë të vendit ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.
Në takim, përfaqësuesit e Parlamentit Evropian i kanë dhënë mbështetje
procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës
dhe Serbisë, proces ky që ndërlidhet me përmbushjen e standardeve të
integrimit të të dyja vendeve në Bashkimin Evropian.