Thaçi takon Metën
\"Sot për mua ishte një kënaqësi e veçantë që takova mikun e vjetër z. Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të cilin në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të vendit e urova dhe përgëzova, për sukseset që po arrin Shqipëria në procesin e integrimeve evropiane, të bashkëpunimit shumë të mirë me të gjitha vendet fqinje. Është një progres edhe në implementimin e reformave demokratike\", ka pohbuar ai.
Ai ka vlerësuar dhe çmuar lartë për rolin dhe kontributin personal të z. Meta në këtë proces të rëndësishëm evropian për Shqipërinë.
\"Prandaj, edhe takimet tona janë të shpeshta, edhe miqësore, edhe private edhe zyrtare. E përgëzoj dhe uroj për sukseset që ka arritur Meta, institucionet e Shqipërisë dhe gjitha Shqipëria\", ka pohuar ai.
Nga ana e tij, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta falënderoi kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, për vizionin e tij evropian për Kosovën dhe për gjithë rajonin, si dhe për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Besoj se qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave sa më shpejtë, drejt një perspektive evropiane. Vlerësoj gjithë angazhimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të plotësuar të gjitha detyrimet në këtë proces tha z.Meta.