Thaçi takon kryetarët e degëve të PDK-së
Prishtinë, 1 mars - Kryetari Thaçi në takim me kryetarët e degëve të PDK-së ka diskutuar rreth rëndësisë së zgjedhjeve nacionale, situatës politike në vend, përgatitjeve për reformën zgjedhore dhe zhvillimet aktuale në vend.
Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi ka kërkuar nga kryetarët e degëve mobilizim maksimal për zgjedhjet e përgjithshme nacionale, të cilat PDK-ja do ti fitojë bindshëm.
Kryetari Thaçi theksoi se në mandatin e tretë do të jemi të koncentruar tërësisht në zhvillim ekonomik, vazhdimin e reformave demokratike, rritjen e mirëqenies së qytetareve.
Kryetari Thaçi gjithashtu i informoi kryetarët e degëve edhe me vendimin për krijimin e fondit investues për punësim dhe ndërmarrësi me vlerë rreth 1 një miliardë euro, vendimin për rritjen e pagave për 82 mijë punëtorët kosovarë si dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për formimin e Ushtrisë së Kosovës-Forcave të Armatosura të Kosovës, etj.