Thaçi takoi Xavier Bout de Marnhac
Prishtinë, 10 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Xavier Bout de Marnhac.
Në takimin e kryeministrit Thaçi me shefin e EULEX-it, është diskutuar për gjendjen aktuale politike në vend, me theks të veçantë për procesin e mbajtjes së zgjedhjeve.
Kryeministri Thaçi vlerësoi se ky proces ishte i qetë dhe në përputhshmëri me standardet e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
Nga ana e tij, shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac, shprehu vlerësimin se aspektet e sigurisë, të zgjedhjeve, janë trajtuar mirë.
Kryeministri Thaçi dhe shefi i Misionit të EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac u pajtuan për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Misionit të EULEX-it, në funksion të fuqizimit të sundimit të rendit dhe ligjit dhe avancimit të gjithëmbarshëm të proceseve zhvillimore në Republikën e Kosovës.