30 Prill 2025

Thaçi takoi sot Ambasadorin e Shtetit të Katarit në Shqipëri

Prishtinë, 15 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim ambasadorin e shtetit të Katarit në Shqipëri dhe ambasador jo-rezident në Kosovë, Yousuf Hassen Al Saai.

Kryeministri Thaçi përgëzoi ambasadorin Al Saai për detyrën e re, si ambasador jo-rezident në Kosovë, dhe theksoi nevojën e avancimit të marrëdhënieve bilaterale në mes të dy vendeve respektive.

“Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës, janë duke punuar vazhdimisht në bërjen e reformave në të gjitha fushat, me qëllim të lehtësimit dhe krijimit të një ambienti më të mirë për investitorët e huaj potencialë”- tha kryeministri Thaçi.

Ambasadori Yousuf Hassen Al Saai, falënderoi kryeministrin Thaçi dhe shprehu gatishmërinë e shtetit të Katarit për bashkëpunim në të gjitha fushat midis dy vendeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)