Thaçi takohet sot me Haradinajn
Prishtinë, 7 dhjetor - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi, do të takohet sot me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ky takim pritet të zhvillohet sot në orën 11:00 në selinë qendrore të PDK-së, thuhet në një deklaratë të publikuar nga PDK-ja.
Mediat në Prishtinë kanë raportuar se takimi ka të bëjë me mundësinë e arritjes së marrëveshjes së koalicionit midis dy partive, ky kryeministër i ri do të zgjidhej Ramush Haradinaj, ndërsa Thaçi do të kalojë në postin e presidentit të vendit. AAK ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e Qeverisë, vetëm në rast se Haradinaj do të jetë kryeministër i saj.
Ndërkohë, në PDK ditët e fundit ka pasur zëra kontradiktorë dhe heshtje sa i përket propozimeve dhe paralajmërimeve për një koalicionim qeveritar PDK AAK.