Thaçi takohet me Victoria Nulandin
Prishtinë, 12 korrik - Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka takuar Zëvendës Sekretaren e Shtetit Victoria Nuland .
\"U takova me Zëvendës Sekretaren e Shtetit Victoria Nuland për të diskutuar zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon përfshi procesin e dialogut në Bruksel, Forcat e Armatosura, krijimin e dhomave të veçanta si dhe zhvillimin ekonomik. Kosova dhe SHBA-të kanë partneritet strategjik bazuar në vlera të përbashkëta\", ka shkruar Thaçi në \"Facebook\"