Thaçi takohet me shefin e ri të EULEX-ti, Gabriele Meucci
Prishtinë, 20 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka takuar shefin e ri të misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, Gabriele Meucci.
\"Sot pata kënaqësinë të takoja shefin e ri të misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, z Gabriele Meucci. I urova mirëseardhjen në Kosovë dhe i dëshirova punë të mbarë në angazhimin e misionit të EULEX-it në fushën e drejtësisë\", ka theksuar ai.
Ai ka bere me dije se me Meuccin ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit të misionit të EULEX-it me institucionet e vendit me synim të formimit të sundimit të rendit dhe të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
\"Gjithashtu, e njoftova se do të vazhdojmë me përkushtim në angazhimet e ndërmarra në fuqizimin e demokracisë, sundimit të rendit dhe të ligjit, zhvillimin ekonomik, përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave dhe plotësimin e standardeve për anëtarësim në BE dhe NATO\", ka shkruar Thaçi në facebook.