Thaçi takohet me ambasadorin Zeneli
Prishtinë, 10 maj - Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, është takuar me ambasadorin Bashkim Zenelin. Thaçi në postimin në faqen e tij në Facebook ka shkruar se gjatë takimit kanë biseduar për të arriturat e Kosovës.
Pata kënaqësinë që ta takoj ambasadorin dhe mikun tim, Bashkim Zeneli. Ambasadori Zeneli ka dhënë kontribut të shquar në afirmimin e çështjes së Kosovës në periudhën para dhe gjatë luftës (1998-1999), si diplomat në Gjermani.
Sot biseduam për të arriturat dhe perspektivën euroatlantike të shtetit të Kosovës, ka shkruar Thaçi.
Zeneli ka qenë ambasador i Shqipërisë në Gjermani dhe Greqi.