15 Janar 2025

Thaçi: Takimi në Bruksel hap kapitull të ri

Prishtinë, 21 tetor - Kryeminstri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se takimi me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, është në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës për fqinjësi të mirë dhe me rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për normalizimin e marrëdhënieve të shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

\"Pra, ka ekzistuar një konsensus i gjerë politik, më herët, i konsultuar dhe i aprovuar në Kuvendin e Kosovës. Ky takim hap një kapitull të ri, një etapë të re në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore Kosovë-Serbi\", ka deklaruar në intervistën për Radion Evropa e Lirë, kryeminstri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

\"Në të njëjtën kohë, takimi hap edhe një perspektivë për evropianizimin e gjithë rajonit. Ne kemi zhvilluar luftë me njëri-tjetrin. Kosova ka fituar luftën, tani duhet ta ndërtojë paqen - të zhvillohemi dhe të lëvizim drejt integrimeve në NATO dhe në Bashkim Evropian\", ka pohuar ai.

Kryeminstri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklauar se takimet e tilla nuk janë të lehta.

\"Njeriu duhet të dalë mbi emocionet e veta, apo egot e veta, por ne jemi liderë dhe kemi përgjegjësi shtetërore që të punojmë për interesat e shtetit dhe interesat e gjeneratave të ardhshme. Pra, takimi në Bruksel mes meje dhe Daçiqit është zhvilluar në një klimë korrekte dhe konstruktiv\", ka pohuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)