Thaçi: Takimi me Tadiç shumë vonë
Prishtinë, 12 korrik - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se shtrëngimi i duarve me ish presidentin e Serbisë, Boris Tadiç është shumë pak dhe shumë i vonë, sepse Tadiç nuk e ka bërë një gjë të tillë sa ka qenë president.
Në një intervistë për të përjavshmen kroate Globus, Thaçi ka thënë se lideri i Partisë Demokratike ka qenë dy herë president i Serbisë dhe asnjëherë nuk ka treguar dëshirën e as nuk pasur guximin që të shënojë historinë duke shtrënguar duart me përfaqësuesit e Kosovës, por e ka bërë këtë në samitin e Kroacisë, por jo më në cilësinë e presidentit të shtetit.
Akulli duhet thyer vetëm në nivel institucional në kuadër të kontakteve dypalëshe dhe bashkëpunimit në mes të presidentëve të zgjedhur në mënyrë legjitime në dy shtetet sovrane, ndërsa këtë lloj komunikimi e ka refuzuar me këmbëngulje Tadiqi gjatë kohës sa ka qenë president. Prandaj, shtrëngimi i duarve në Dubrovnik do të thotë shumë pak dhe është shumë i vonë\", tha Thaçi, bën të ditur Europa e Lirë.
Sipas tij, vlerësimet se shtrëngimi i duarve ishte historik, ka qenë i tepruar, por siç ka thënë, është i rëndësishëm, dhe si simbolik, tregon sinjale të gatishmërisë së qeverisë së Prishtinës për marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë dhe për bashkëpunimin rajonal si dy shtete në rrugën kah integrimet euro-atlantike.
Në samitin e Dubrovnikut në Kroaci, më 7 korrik, kryeministri Hashim Thaçi dhe ish presidenti i Serbisë Boris Tadiç kanë shtrënguar duart, në atë që mediat e kanë qujtur takim historik, por të dy liderët kanë refuzuar ta trajtojnë të tillë.