18 Maj 2024

Thaçi synon presidencën e Kosovës

Prishtinë, 4 janar - As zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) nuk e dinë se ku do të vazhdojë karrierën politike Kryeministri aktual, Hashim Thaçi.

Lideri i PDK’së ka thënë se nuk do të kandidojë më për të udhëhequr Qeverinë, por nuk ka treguar se a do të vazhdojë të mbetet në politikë apo do të pushojë përkohësisht.

Zyrtarët e PDK’së thonë se përgjigjen se çka do të bëjë Thaçi duhet kërkuar tek vetë ai, nënvizon sot gazeta \"Zëri\".

“Veç Kryeministri e di atë përgjigje”, ka thënë anëtari i Kryesisë së PDK’së Adem Grabovci, kur është pyetur se ku do të shkojë Kryeministri pasi ta përfundojë mandatin.

Në një intervistë për mediet e shkruara, Lideri i PDK’së ka konfirmuar se nuk do të jetë më Kryeministër i Kosovës.

“Një gjë është e sigurt, se PDK’ja do t’i fitojë zgjedhjet edhe në mandatin tjetër, por unë nuk dua të jem kandidat për Kryeministër”, ka thënë Thaçi.

Për dallim prej zyrtarëve PDK’së, analistët politikë tregojnë se Kryeministri aktual ka dy opsione para vetës – të shkojë në Presidencë ose të pushojë përkohësisht nga politika, në mënyrë që të shpëtojë i pastër nga skena aktuale politike e përfshirë në skandale, shkruan Express.

“Thaçi është qe gati pesëmbëdhjetë vjet aktiv në skenën politike. E ka mbuluar një periudhë të rëndësishme historike dhe shumë aktivitete. Vendimi për të mos kandiduar për Kryeministër ka dy tehe: e para, nuk dëshiron të jetë më Kryeministër dhe të distancohet nga politika aktuale dhe e dyta, mund të jetë se ai ka synime të bëhet Kryetar i Kosovës me mandat pesëvjeçar dhe të mbetet edhe më tej në politikë.

Pas atij mandati të Kryetarit të vazhdojë karrierën ngjashëm si Milo Djukanovic në Mal të Zi, që gjithnjë po del si i pazëvendësueshëm”, parashikon Shkëlzen Maliqi, analist politik

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)