27 Prill 2024

Thaçi: Synimi ynë është vendosja e rendit në vend

Prishtinë, 26 korrik - Kryeministri i Kosovës ka nënvizuar se aksioni i policisë në veri të vendit për të rivendosur kontrollin në pikat kufitare, në asnjë mënyrë nuk duhet kuptuar si veprim i nxitur dhe me qëllim provokues.

\"Qëllimi i vetëm ka qenë vendosja e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës\", ka thënë Thaçi.

Si kryeministër i Kosovës, Thaçi ka shprehur publikisht admirimin për forcat e rendit.

\"Vendimi i mbrëmshëm ka qenë jo i lehtë, por i drejtë dhe i domosdoshëm, në fund të fundit si kryeministër kam përgjegjësi morale dhe ligjore të marr vendime të rënda, por është e rëndësishme të jenë vendime të drejta\".

\"S`mund të jemi indiferent dhe përjetësisht të tolerojmë që sovraniteti ynë të cenohet, që një pjesë e atdheut të përdoret si kontrabandë\", tha Thaçi.

Ai ka ftuar qytetarët e Kosovës për mirëkuptim, qetësi dhe gjakftohtësi, kurse Beogradit i ka bërë thirrje që të evropianizojë qasjen në raport edhe me shtetin e Kosovës, duke thënë se bashkëpunimi është në interes të të dyja shteteve.

\"Dua, që përmes kësaj deklarate t’u drejtohem edhe qytetarëve serb të Kosovës që jetojnë në veri: veprimet e bëra sot dhe mbrëmë nuk janë të drejtuara kundër jush por në shërbim të sigurisë tuaj. Në fakt, ne synojmë që edhe për qytetarët tanë që jetojnë në veri t’i ofrojmë të njëjtat mundësi dhe shërbime, si për të gjithë qytetarët e Kosovës.\"

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)