19 Janar 2025

Thaçi-studentëve: Më ndihmoni ta fitojmë betejën e tretë

Prizren, 7 prill - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Universitetit Publik të Prizrenit, të cilëve u ka rikonfirmuar vendimin e tij për përgjysmimin e pagesës prej 50 % të semestrave, konvikteve dhe menses për të gjithë studentet e Universiteteve Publike.

Kryeministri Thaçi, i ka ftuar studentet që t’a ndihmojnë atë për të fituar edhe betejën e tretë, atë të Kosovës Evropiane dhe zhvillimit ekonomik.

“Ju ftoj të më ndihmoni, të jemi bashkë sepse vetëm bashkë mundemi. Fituam betejën kundër Serbisë për liri, fituam betejën për pavarësi, tani të fitojmë betejën e tretë për Kosovën Evropiane, të zhvillimit ekonomik, ku papunësia do të jetë dyfish më e vogël”, ka thënë ai.

Thaçi, po ashtu i ka premtuar studentëve se fondi i punësimit që do të jetë një miliardë euro do të jetë në shërbim të të gjithë atyre bizneseve të cilat do të krijojnë vende pune dhe do të rrisin prodhimin.

Ai ka theksuar se:

1) Pagesat e semestrave, konvikteve dhe menzave zbriten 50%2) Nëse një familje ka më shumë se një student, paguhet vetëm për fëmijën e parë;3) Brucoshat e kanë shkollimin krejt gratis;4) Rritja e bursistëve nga 1000 në 1500;5) Zbritja 50% është për të gjitha kategroitë akademike (BA, MA, PHD)

Thaçi pati edhe shumë pyetje nga studentet dhe stafi akademik, si dhe ka marr një mirënjohje nga parlamenti i studentëve.  



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)