Thaçi, sot nominohet për kryeministër
Prishtinë, 20 maj - Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi do të nominohet sot (e martë) edhe zyrtarisht si kandidat për kryeministër të Republikës së Kosovës.
Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se në mandatin e ardhshëm, si kryeministër, synon zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Të martën në ora 18:00, para lidershipit dhe anëtarësisë së Partisë Demokratike të Kosovës, para tërë popullit të Kosovës, do ta pranoj nominimin për kryeministër të Republikës. Synimi im është ta përfundojmë me sukses Misionin e Ri, zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Fjalimin tim dhe pjesët e programit mund ta ndiqni live, ka shkruar Thaçi.