23 Janar 2025

Thaçi sot në interpelancë për demarkacionin me Malin e Zi

Prishtinë, 18 qershor - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare  në të cilën pritet të mbahet një interpelancë me ministrin e jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi si dhe të shqyrtohen një varg projektligjesh e raportesh.

Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, pritet të mbahet interpelanca e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me procesin e demarkacionit të kufirit në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, ndërsa më pas do të shqyrtohen në parim disa projektligje.

Kështu, për herë të parë do të shqyrtohet Projektligji për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Projektligji për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për patenta dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për markat tregtare.

Në vazhdim të kësaj seance, do të shqyrtohet raporti i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, si dhe raportet për vitin 2014 të katër institucioneve të pavarura: raporti i Institucionit të Avokatit të Popullit, raporti i Radiotelevizionit të Kosovës, raporti i Agjencisë Kosovare për Prona, si dhe ai i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Pikë e rendit të ditës në këtë seancë do të jetë edhe shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me kontestet biznesore dhe adresimi i tyre në gjykata.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)