23 Janar 2025

Thaçi sot në interpelancë për demarkacionin me Malin e Zi

Prishtinë, 4 qershor - Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare në të cilën pritet të zhvillohet interpelanca e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe të shqyrtohen disa raporte.

Pas kohës për deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, pritet të zhvillohet interpelanca e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për përgjegjësinë lidhur me procesin e demarkacionit të kufirit në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Më pas, do të shqyrtohet rekomandimi i Komisionit të posaçëm për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe të zgjedhet një anëtar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Në seancën e sotme, pritet të shqyrtohen edhe dy raporte: raporti i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, si dhe raporti i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor për cilësinë e grurit të importuar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)