23 Janar 2025

Thaçi sot në interpelancë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi

Prishtinë, 1 qershor - Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot ka thirrur në interpelancë Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi, për përgjegjësinë lidhur me procesin e demarkacionit të kufirit në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Kryesia po ashtu sot bën shqyrtimin e Rekomandimit të Komisionit të posaçëm për zgjedhjen e dy  gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, shqyrtimin e Raportit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale dhe shqyrtimin e Raportit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor për cilësinë e grurit të importuar.

Edhe zgjedhja e një anëtari të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës do të jet në rendin e ditës së kryesisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)