21 Janar 2025

Thaçi sot fillon vizitën zyrtare në Gjermani

Berlin, 24 nëntor - Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dje ka udhëtuar për në Gjermani, ku sot do të zhvillojë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë shtetërorë gjermanë, të Bashkimit Evropian dhe të rajonit.

Zëvendëskryeministri Thaçi do të marrë pjesë edhe në konferencën e shtatë të ministrave të jashtëm të Evropës Juglindore të organizuar nga Instituti Aspen.

Nikoqir i konferencës do të jetë ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, i cili do t’u drejtohet pjesëmarrësve edhe me një fjalim rasti, ndërsa përveç shefave të diplomacisë të shteteve të rajonit i pranishëm do të jetë edhe ministri i jashtëm italian, Paolo Gentiloni.

Në këtë konferencë ministrat e jashtëm të Evropës Juglindore do të diskutojnë çështje të rëndësishme të karakterit rajonal dhe global, duke përfshirë edhe tërheqjen e investimeve dhe përmirësimin e kornizës ligjore dhe të biznesit në Ballkanin Perëndimor si dhe integrimet euroatlantike në kohë krizash.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)