20 Janar 2025

Thaçi: Sot ditë historike

Prishtinë, 8 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga bashkëshortja, Lumnije Thaçi, ka votuar sot në qendrën e votimit në shkollën fillore “Faik Konica”, në Prishtinë.

Pas kryerjes së obligimit qytetar, kryeministri Thaçi uroj të gjithë qytetarët e Kosovës dhe i ftoj për pjesëmarrje në zgjedhje.

“Sot është një ditë e veçantë për shtetin tonë, për Kosovën, në historinë e re të vendit tonë. Në këtë proces shumë të rëndësishëm të konsolidimit dhe forcimit të shtetit tonë. Shteti ynë është një shtet i ri evropian, i mundësive të mëdha zhvillimore, këto mundësi jemi zotuar që t’i shfrytëzojmë për të mirën e qytetarëve. Sot është një ditë e veçantë për shtetin tonë, për qytetarët e Kosovës. Uroj të gjithë qytetarët e vendit dhe ftoj për pjesëmarrje në zgjedhje, që ky proces të jetë fer, i lirë, demokratik, për çka kam besim të plotë. Kam besim të plotë se sot Kosova, qytetarët e saj, spektri politik, do të dërgoj mesazhin më të mirë për botën se në Kosovë demokracia është në veprim, demokracia po zhvillohet, jeta plurale po ngadhënjen. Është një betejë e konkurrencës, në të njëjtën kohë sot është ditë e veçantë, ditë historike, dita e Misionit të Ri. Faleminderit!”, ka deklaruar kryeministri Thaçi pas votimit.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)