20 Janar 2025

Thaçi: Skënderaji, kryeqytet i atdhedashurisë

Skënderaj, 5 qershor - Skënderaj është kryeqytet i atdhedashurisë dhe vatër e rezistencës popullore. Është vatër e përkushtimit për liri dhe pavarësi dhe me Misionin e Ri do të bëhet edhe qendër e biznesit. Kështu u shpreh kreu i PDK’së në sheshin “Adem Jashari” në Skënderaj, para mijëra simpatizantëve të tij.
 

“Atdhedashuria është kultivuar gjithmonë në fshatrat e Drenicës dhe këtë e kemi dëshmuar sa herë që është paraqitur nevoja. Por, patriotizmi, që është karakteristikë e drenicakëve, tash në liri duhet të kanalizohet në patriotizmin ekonomik. Me Misionin e Ri, Skënderaj dhe Kosova do të përjetojnë ‘bum’ ekonomik. Ne do t’i krijojmë 200 mijë vende të reja të punës, ku prej tyre 50 mijë do të jenë vetëm në bujqësi, sepse në katër vjeçarin e ardhshëm do t’i investojmë 500 milionë euro vetëm në bujqësi”, tha Thaçi.
 

Ai tha se përkrahja institucionale për familjet e dëshmorëve, të invalidëve të luftës dhe veteranëve e pjesëtarëve të UÇK-së, si dhe viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre nuk do të mungojë asnjëherë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)