28 Prill 2024

Thaçi: Skenari i Serbisë për veriun e Kosovës nuk do të ndodhë kurrë

Prishtinë, 28 korrik - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi edhe para deputetëve të Kuvendit ka arsyetuar edhe njëherë vendimin për të ndërhyrë në dy pikat e kontrollit për të rikthyer rendin atje.

“Bandat serbe janë faqja e zezë, janë e keqja e Serbisë janë duke e turpëruar komunitetin serb në Kosovë”, ka thënë Thaçi.

Ai përsëriti se nuk do të ketë kthim prapa, pavarësisht dhunës që po bëjnë bandat serbe që janë të orkestruara nga zyrtarët e lartë në Beograd. Ai bëri të ditur se për momentin pikat janë duke u kontrolluar nga KFOR-i, ndërsa informoi se atje do të kthehen shpejt policë e doganierë kosovarë.

Thaçi bëri të ditur se do të merren masa që sot për të funksionalizuar pikën doganore që iu vu flaka nga bandat serbe, që sipas tij kjo shtresë e individëve janë e keqja e Serbisë.

Qeveria e Republikës së Kosovës, do të ndërmarrë veprime të menjëhereshme qysh sot për të riparuar logjistikën e dëmtuar në pikën 1, me qëllim që aty të dërgohen përsëri oficerët e policisë kufitare të Kosovës së bashku me doganierët.

Në pikën kufitare 31, policia kufitare e Kosovës së bashku me doganierët tanë, janë duke kryer punën e tyre ndërsa KFOR është duke ofruar siguri.

"Të nderuar deputetë, më lejoni të përsëris edhe një herë, se ne nuk do bëjmë asnjë hap mbrapa. Masat e reciprocitetit me Serbinë do të instalohen dhe zbatohen në gjitha pikat kufitare me Serbinë dhe kjo do të zgjasë derisa Serbia nuk e ndryshon qëndrimin e saj. Aktualisht kemi vështirësi dhe ballafaqime, por nuk do të tërhiqemi në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim, kjo është toka jonë, është vendi ynë, është e drejta jonë kushtetuese dhe ligjore", ka thënë Thaçi.  

 Ai i ka siguruar deputetet se nuk do të ketë kthim prapa dhe skenari i Serbisë për ndarjen e veriut të Kosovës nuk do të ndodhë kurrë dhe me asnjë çmim.  Ruajtja e qetësisë, sigurisë dhe tërësisë territorial të Republikës së Kosovës është detyra jonë parësore.  Për këto parime nuk do të ketë kompromis.

"Është e qartë që turmat e dhunshme kriminale, të motivuara dhe financuara nga autoritetet e Beogradit po synojnë që ta sfidojnë integritetin tonë dhe pushtojnë një pjesë të territorit të Kosovës. Kjo dëshirë e tyre e përjetshme e trashëguar nga politika gjenocidiale e Millosheviqit, në asnjë rrethanë nuk do të ketë sukses. Është e destinuar të dështojë, sepse në shekullin 21, përpjekjet për pushtim të territorve përmes dhunës janë të papranueshme nga bota demokratike."

Me veprimet e fundit të dhunshme të Serbisë edhe një herë është demaskuar publikisht politika e Beogradit ndaj Kosovës.  Po ne nuk do të biem në grackën e tyre.  Unë ftoj qytetarët që ta ruajnë qetësinë, dhe të ken besim tekë ne.  Të besoni në institucionet e Shtetit të Kosovës dhe në KFOR-in-m NATO-n.  Ju garantoj që do ta kthejmë rendin dhe ligjin në veri të vendin me çdo çmim.  Keni besim në ne. Ruani qetësinë. Ne nuk do të zmbrapsemi.Për Kosovën do të këtë vetëm ecje përpara!

Ai sërish ka ftuar qytetarët që të besojnë në institucionet e Kosovës të cilët sipas tij po bëjnë përpjekje maksimale për të rikthyer rendin në atë pjesë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)