18 Janar 2025

Thaçi: S’ka ndryshim kufijsh

Prishtinë, 7 nëntor - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për televizionin boshnjak BHT1, ka thënë se Serbia ka pasur pretendime territoriale ndaj Kosovës, porse përpjekjet e saj kanë qenë të pasuksesshme.

“Tani kemi Marrëveshjen e 19 prillit me Serbinë. Kosova është sovrane dhe e pavarur, me integritet territorial të pranuar ndërkombëtarisht. Askush nuk mund të aspirojë për të ndryshuar kufijtë e rajonit”, ka thënë Thaçi.

I pyetur nëse Serbia do të jetë e gatshme të pranojë pavarësinë e Kosovës, Thaçi ka thënë se “tash për tash, është e rëndësishme të punohet në normalizimin e marrdhënieve”, ndërsa do t’i vijë koha edhe njohjes.

“Tani duhet të mendojmë më shumë për të ardhmen, sesa për të penguar njëri-tjetrin”, ka thënë Thaçi, për të shtuar se bisedimet në Bruksel i kanë ndihmuar shumë edhe Kosovës, edhe Serbisë, si dhe paqes dhe stabilitetit në rajon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)