18 Maj 2024

Thaçi: Shteti është mirënjohës për të gjithë veteranët e UÇK-së

Prishtinë, 15 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në një ceremoni solemne, mbajtur në ambientet e shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka plotësuar aplikacionin për njohjen e statusit të veteranit të UÇK-së.

I shoqëruar nga ministri i MFSK-së, Agim Çeku, kryeministri Hashim Thaçi, ish-drejtor politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas plotësimit të aplikacionit, ka dhënë një deklaratë për media, të cilën po e prezantojmë të plotë:

“Sot është një ditë e veçantë në jetën time, si një prej bashkëthemeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të nënshkruajë aplikacionin  e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe sot ndjehem tepër krenar për këtë 100 vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 5 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të fillojmë edhe implementimin e procesit të përkujdesjes institucionale shtetërore për kategorinë e veteranëve të luftës, pas institucionalizimit të përkujdesjes për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, tani edhe kategoria e nejrëzve të përkushtuar të sakrificës dhe çlirimtarëve të vendit, veteranëve.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur të punojë maksimalisht dhe unë kam besim të plotë se ky proces do të përmbyllet shpejt në afatin e paraparë.
 

Të gjithë veteranët i ftoj edhe si kryeministër, edhe si bashkëluftëtar i tyre, që të aplikojnë dhe ta përmbyllim suksesshëm këtë proces.
 

Shteti i Kosovës është mirënjohës për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës,
 

Çlirimtarë të Kosovës janë gjithë qytetarët e Kosovës. Tani, pra nga sot, fillon përkujdesja institucionale shtetërore edhe për veteranët e luftës.
 

Sot jam në Shoqatat e Luftës së bashku me ministrin e  Forcës së Sigurisë, z. Çeku, bashkëluftëtarin tim, që të nënshkruajë aplikacionit e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndihem tepër krenar. Faleminderit shumë.
 

Ministri i MFSK-së, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, pas plotësimit të aplikacionit për statusin e veteranit të UÇK-së, ka thënë:
 

“Edhe për mua është një ndjenjë e veçantë, sidomos pasi aplikacionin tim e nënshkruajta në prezencën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeministrit të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, njeriu që më ka emëruar shef të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së,  njeriun me të cilin kemi filluar dhe i kemi përmbyllur shumë procese që kanë të bëjnë me luftën, për luftën. Të gjitha i kemi përmbyllur me sukses. Jam i lumtur që edhe këtë proces e kemi nisur bashkërisht me  Thaçi, bashkëluftëtarin tim, me kryeministrin tim, dhe jam i sigurt se si të gjitha proceset më përprara, edhe këtë proces do ta kryejmë bashkë dhe do ta kryejmë me sukses”.
 

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli, ka theksuar se “Organizata e veteranëve të luftës, ka nderin që sot aplikacionet e para për veteranët e luftës për verifikimin e veteranëve të luftës, njohjene  statusit të veteranit, dëshmorit dhe të internuarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i plotësuan dhe i nënshkruan Drejtori i Drejtorisë Politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëluftëtari ynë dhe ministri i FSK-së, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, të cilët në mënyrë simbolike dhe para të gjithë neve na kanë bërë një nder të veçantë me ardhjen e tyre këtu”.
 

“Ne jemi shumë krenarë, sepse është një proces, që siç tha vetë kryeministri, tash e tutje të gjithë veteranët do të kenë një përkujdesje në mënyrë institucionale dhe shtetërore.

Nuk mund të themi se nuk kemi përkujdesje deri më tani, por nuk kemi pasur përkujdesje institucionale dhe jo të drejtpërdrejt. Tash e tutje, pas këtij verifikimi, ne besojmë që shumë shpejt do të bëhet edhe amandamentimi i Ligjit për Veteranët e Luftës së UÇK-së, ku të gjithë ata që kanë kontribuar në luftë, do të kenë trajtimin e  merituar në mënyrë institucionale dhe shtetërore” – theksoi z.Xhemajli. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)