Thaçi shkeli rezolutën e Kuvendit
Prishtinë, 25 shkurt - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkelur Kushtetutën dhe rezolutën e Kuvendit , duke bërë pazare me homologun e tij serb, Ivica Daçiq për çështjen e veriut.
Sipas spektrit politik opozitar, Thaçi në bisedimet për veriun ka kaluar kompetencat që kryeministri ka, duke treguar se nuk e pyet legjislativin, edhe në rastet më të ndjeshme dhe më të vështira për vendin.
Mësohet se Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiqi kanë rënë në ujdi që Beogradi ti largojë strukturat nga veriu i Kosovës, derisa në anën tjetër ka dalë një propozim nga kryeministri serb për krijimin e asociacionit të komunave në baza territoriale, që konsiderohet për Prishtinën zyrtare ide e papranueshme, shkruan Zëri.