Thaçi: Serbia të japë llogari për krimet e bëra ndaj shqiptarve
Prishtinë, 27 prill - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se shteti serb do të japë llogari për të gjitha krimet e bëra ndaj civilëve shqiptarë.
\"Institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me të gjithë mekanizmat relevantë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, nuk do ti ndalin asnjëherë përpjekjet e tyre për zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe kthimin e tyre në atdhe\", ka shkruar ai në \"facebook\"
Sipas tij shteti serb do të japë llogari për të gjitha krimet e bëra ndaj civilëve shqiptarë.