19 Maj 2024

Thaçi: Serbia do të shpërbëj strukturat ilegale në veri të Kosovës

Prishtinë, 6 mars - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se Serbia do të detyrohet të pranojë shpërbërjen e plotë të të gjitha strukturave ilegale të sigurisë në veri të Kosovës. Ai këto komente i bëri në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.


Kryeministri Thaçi ka njoftuar kabinetin qeveritar lidhur me takimin e gjashtë me radhë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë.


\"Më lejoni që fillimisht të bëjë një prezantimit të takimit të gjashtë që kemi zhvilluar në Bruksel, mes dy kryeministrave, të Kosovës dhe atij të Serbisë, nën udhëheqjen e baroneshës Ashton dhe me mbështetjen e plotë të SHBA-së.
Sipas tij ajo që është jashtëzakonisht me rëndësi, është që definitivisht jemi duke shkuar drejt arritjes së marrëveshjes me Bashkimin Evropian, dhe  Serbia, gjithashtu do të detyrohet të pranojë shpërbërjen e plotë të gjitha strukturave ilegale të sigurisë në veri të Kosovës; ndalimin e plotë të këtyre strukturave nga Serbia; largimin e çdo elementi serb prezent aty, të shtetit të Serbisë.


Ndërkohë duke folur rreth formimit të asociacionit të komunave në Kosovë të qytetarëve serb, ai ka thënë se me këtë po respektohet Kushtetuta e Kosovës, Ligji për Vetëqeverisje Lokale dhe plani i Ahtisarit. Shefi i ekzekutivit të vendit ka thënë se së pari do të mbahen zgjedhjet dhe pastaj të formohet ky asociacion.

“Ky asociacion nuk do të ketë mandat as ekzekutiv, e as legjislativ apo pushtetit të mesëm. Fillimisht do të mbahen zgjedhjet në këtë komunat në veri dhe pastaj ato kryetar të zgjedhur të komunave do të mblidhen të formojnë atë asociacion”, ka deklaruar ai.

Kryeministri tha se së shpejti pritet që të vizitoj Kosovën, Baronesha Catherine Ashton, ku do të ketë takime me lidershipin vendor. Ndërsa që nesër ose pasnesër pritet që kryeministri të raportojë në Kuvend rreth takimit të fundit në Bruksel.

Ndryshe sot qeveria ka marr vendim edhe për themelimin e tri universiteteve tjera publike, në Gjilan, Mitrovicë dhe Gjakovë si dhe ka bërë shqyrtimin e projekt rregullores për kompensimin e ish të dënuarve politik.


Po ashtu qeveria duke pasur parasysh që edukimi superior është një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës,  ka marrë vendim për themelimin e Universiteteve Publike në Mitrovicë, Gjakovë dhe Gjilan. Këto vendime do t’i dërgohen Kuvendit të Kosovës për aprovim përfundimtar.

Në mbledhje është miratuar edhe projekt-rregullorja për procedurat dhe kriteret e kompensimit të ish të dënuarve politikë, me të cilën përcaktohen organet kompetente vendimmarrëse për menaxhimin e programit të kompensimit të ish të dënuarve politikë  dhe kriteret për përfitim nga ky program.

Poashtu, në mbledhje kabineti ka miratuar projekt strategjinë kosovare për rini 2013-2017 dhe Planin e Veprimit 2013-2015, që ka për synim përmirësimin e situatës së të rinjve të grup-moshës 15  deri 24 vjet, duke përfshirë të gjitha institucionet përkatëse qeveritare dhe joqeveritare.

Është marrë vendim për shpronësim për interes publik, të pronarëve të pronave të paluajtshme  dhe zotëruesve të interesit, të cilat ndodhen në  Zonat Kadastrale  të Komunës së Gjakovës, dhe të  cilat preken nga ndërtimi i shtyllave elektrike dhe vendosja e stabilimenteve për zgjerim të rrjetit energjetik në dobi të KOSTT.

Kabineti qeveritar ka marrë vendim për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit nr 15/108 të datës 14 dhjetor 2012, në të cilën pika 1.3 e vendimit zëvendësohet me këtë tekst:  pagesa e Koordinatorit është e barabartë me atë të zëvendësministrit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)