29 Prill 2024

Thaçi: Serbët se shpejti do të dorëzohen

Prishtinë, 26 shtator - Zhvillimet e 25 korrikut janë ato që kanë përcaktuar hapat e mëtejshme të konsolidimit dhe forcimit të shtetit, të respektimit të plotë të integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës vlerëson kryeministri Hashim Thaçi.

Sipas tij, me një mbështetje të plotë dhe unike ndërkombëtare dhe të EULEX-it, të NATO-s, të BE-së dhe të SHBA-së, doganierët dhe policët e Kosovës janë në pikat 1 dhe 31.

Thaçi shprehet se kjo nuk është vetëm për ndalimin e kontrabandës, por edhe mesazhi se Kosova është një, e pandashme dhe unike.

Sipas tij, njerëzit që kanë krijuar probleme, që kanë shkaktuar dhunë, strukturat kriminale dhe ilegale do të ballafaqohen me drejtësinë, në mënyrë që edhe në veri të Mitrovicës të ketë rend, ligj dhe zgjedhje të lira, lidership të zgjedhur dhe investime socio-ekonomike nga qeveria e Kosovës.

Thaçi ka thënë edhe një herë se në veri nuk do të ketë kthim në gjendjen e mëparshme. Për këtë qëndrim ai ka thënë se ka marrë mbështetje të plotë nga sekretari i OKB-së, Ban Ki-Moon, sekretarja amerikane Hillary Clinton dhe baronesha Catherine Ashton.

“Do ta kemi edhe funksionimin e gjykatës në veri dhe do të krijohen kushtet që me fillimin e funksionimit të rendit dhe ligjit të fillojë të funksionojë edhe rendi demokratik, por edhe investimet. Atje është një grup njerëzish që shkelin vazhdimisht Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, që punojnë në kundërshtim me dokumentin e Ahtisarit dhe Rezolutën 1244. Këta njerëz do të ballafaqohen me drejtësinë dhe do të jemi të pakompromis dhe do të vazhdohet me hapat e mëtejshëm të konsolidimit të shtetit”, ka deklaruar Thaçi.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)