22 Janar 2025

Thaçi: Rusia, një kërcënim për Ballkanin

Prishtinë, 24 shtator - Zëvendëskryeministri kosovar, Hashim Thaçi vlerëson se Rusia dëshiron të rrisë ndikimin e saj në rajonin e Ballkanit dhe kjo - sipas tij, - është një kërcënim.

Në një intervistë për gazetën austriake “Die Presse”, duke folur për pamundësinë e Kosovës për t’u bërë anëtare e OKB-së për shkak të vetos së Rusisë, Thaçi ka thënë se rusët nuk mund të jenë serbë më të mëdhenj se vetë serbët.

Duke iu referuar dialogut për normalizimin e raporteve me Beogradin, Thaçi thotë se edhe Rusia do të duhej të kishte një pamje pozitive për Kosovën, duke e njohur pavarësinë e saj.

“Ne duam marrëdhënie të mira me Rusinë, por e shohim atë si një kërcënim, pasi Moska dëshiron të rrisë ndikimin në rajonin e Ballkanit, më shumë sesa në të kaluarën”, ka thënë zv.kryeministri kosovar.

Sipas tij, sa më shumë që BE-ja vonon për ta pranuar këtë rajon si pjesë të saj, “aq më i madh do të jetë kërcënimi”, vlerëson shefi i diplomacisë kosovare.

Në këtë intervistë, ai ka folur edhe për Gjykatën Speciale, për të cilën ka përsëritur se vendimi nuk ka qenë i lehtë. Duke iu përgjigjur pyetjes, nëse edhe anëtarë të PDK-së mund të jenë të akuzuar, ai ka thënë se kjo nuk ka të bëjë me personat, por me procesin që ofron një mundësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)