Thaçi rizgjedhet kryetar i PDK-së
Ai u propozua kandidat për Kryetar nga Bajram Rexhepi.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi do të udhëheqë këtë parti edhe për 4 vitet e ardhshme.
Në votimin për Kryetar të PDKsë kanë marrë pjesë 719 delegatë, nga ta 718 kanë votuar pro kandidaturës së Hashim Thaçit, derisa vetëm 1 delegat ka votuar kundër.
Do të udhëheqim me Kosovën edhe për shumë vite sepse kemi pasur sukses. Ju garantoj fitoren në zgjedhjet e ardhshme! Tërë Kosova po shikon ngjarjet në këtë sallë pasi që këtu do të e ardhmja e këtij. Vizioni ynë është i Kosovës Evropiane. Pas lirisë, pavarësisë, tani do ta përmbushim objektivin e 3: Kosova në BE, ka thënë Thaçi pas riemërimit të tij në postin e të parit të partisë.
Në këto 13 vite PDK ka kaluar neper sfida dhe ka qenë përballë vendimeve të rënda, por bashkërisht i kemi tejkaluar këto situata. Kjo është vlerë e PDKsë, ka pohuar Kryetari i PDKsë
Në këtë Kongres, nuk ka qenë i pranishëm Sekretari i Partisë, Jakup Krasniqi, i cili i ka acaruar marrëdhëniet me partinë kohëve të fundit.
Në këtë kongres u bë edhe tgjedhja e Kryesisë së Punës e cila përbëhet nga Enver Hoxhaj, Hajredin Kuçi, Flora Brovina, Vlora Çitaku, Xhavit Haliti, Ganimete Musliu, Arsim Bajrami, Drita Kadriu dhe Ramë Buja.
Analistët politik këtë kongres e kanë cilësuar përçarës dhe me porosi të keqe për këtë parti, që do të rrezikojë përçarjet dhe ndarjet e theksuara, për shkak të mospjesëmarrjes së sekretarit të përgjithshëm, Jakup Krasniqi, veprimtarë dhe përfaqësuesve të tjerë të kësaj partie si dhe mungesës së nënkryetarit Fatmir Limaj, që gjendet në paraburgim.
Partia Demokratike e Kosovës nuk ka mbajtur zgjedhje të rregullta që nga viti 2005, përderisa nga ai vit, herë pas here ka legjitimuar strukturat udhëheqëse përmes kuvendeve të jashtëzakonshme, sa për të plotësuar anën formale të ligjit.