Thaçi: Rinia pasuria më e çmuar
Pishtinë, 12 gusht - Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, ka thënë se rinia është pasuria më e çmuar e vendit tonë.
Thaçi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se tani është koha që në Kosovë të jetësohen në tërësi politikat për fuqizimin e rinisë.
Ju të rinjtë kosovarë jeni pasuria më e çmuar e vendit tonë. Rinia jonë është ajo që duhet ti japë shtytje dhe ti prijë zhvillimit të vendit. Me energjinë, shkathtësitë dhe kreativitetin tuaj, askush nuk do të mund të na ndalë në bërjen e Kosovës një shoqëri dhe shtet shembull për të gjithë rajonin\", ka theksuar ai.
Sioas tij në periudhën e tranzicionit të gjithë jemi përballur me sfida jo të lehta politike.
\"Tani është koha që ti jetësojmë në tërësi politikat për fuqizimin e rinisë, asetin kryesor për konsolidimin ekonomik dhe rrugëtimin evropian të Kosovës, ka thënë Thaçi.