23 Janar 2025

Thaçi: Regjimi i Gruevskit ta ndalë dhunën

Prishtinë, 16 maj - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që autoritetet maqedonase ta ndalin dhunën ndaj të arrestuarve në ngjarjet e Kumanovës.

Ai ka thënë se regjimi i Nikolla Gruevskit është represiv. “Të arrestuarit duhet të trajtohen sipas standardeve ndërkombëtare dhe të ndalet dhuna fizike ndaj tyre nga regjimi represiv i Gruevskit. Problemi nuk është në Kumanovë, problemi është në Shkup. Problemi është politik e jo ndëretnik. Maqedonia ka nevojë për më tepër demokraci, për media të lira, shoqëri civile, zhvillimin e bizneseve dhe të tregut të lirë dhe për më tepër frymë euro-atlantike”, ka thënë Thaçi për RTV BESA.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)