Thaçi: Raportet me SHBA-të do ti ruajmë si "sytë e ballit"
Prishtinë, 13 korrik - Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi tha të mërkurën se Qeveria e Kosovës ka raporte të shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto raporte, sipas Thaçit, duhet të ruhen si sytë e ballit.
Kjo ishte përgjigja e kryeministrit, i pyetur rreth deklarimeve të ambasadorit Christopher Dell, i cili kishte thënë se kryeparlamentari Krasniqi po i sfidon miqtë e Kosovës.
Kreu i ekzekutivit nuk ka dashur ti komentoj deklaratën e Krasniqit se Qeveria e Kosovës mund të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese interpretimin për heqjen e imunitetit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, njoftoi Telegrafi.
Sipas Thaçit pushtetet janë të ndara dhe Qeveria nuk e ka ndërmend të përzihet në punët e legjislativit.
Ndërkohë, kryeministri ka folur për takimin që ka pasur me veteranët grevistë të UÇK-së. Ai tha se iu ka premtuar veteranëve grevistë të UÇK-Së se shumë shpejtë Ligjit për vlerat e luftës do të procedohet në Kuvend.