02 Maj 2025

Thaçi: Rahoveci, kryeqytet i bujqësisë

Rahovec, 2 qershor - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar me shpalosjen e Misionit të Ri edhe në Rahovec.

Ai ka thënë se Rahoveci është kryeqyteti i bujqësisë dhe trajtimi që po i bëhet dhe do t’i bëhet edhe në qeverisjen e ardhshme të PDK-së do të jetë konform këtij statusi.

“Të gjithë fermerëve në Rahovec, në kryeqytetin e bujqësisë së Kosovës dua t’ua konfirmoj se në çdo vit do të rrisim mbështetjen për sektorin e bujqësisë, për vreshtarinë, pemëtarinë, perimtarinë dhe të gjithë nënsektorët e tjerë”, ka thënë Thaçi.


Ai ka folur edhe për subvencionimin e tashëm të vreshtarëve me nga 1000 euro për hektarë dhe ka premtuar se këtë përkrahje përsëri do ta rris gjatë viteve të ardhshme.

“Viti 2015 juve do t’ju gjej me përkrahje financiare më të madhe se përkrahja që ndahet tash për bujqit e rajonit”, ka premtuar Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)