Thaçi: Qytetarët e Kosovës që në ishJugosllavi lëviznin pa viza
Prishtinë, 17 dhjetor - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se pa dashur ta bëjë ndonjë paralele në mes kohës kur shqiptarët jetonin në ish - Jugosllavi dhe kohës se si jetojnë tash, qytetarët e Kosovës që atëherë mund të lëviznin pa viza.
Ai në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se nuk dëshiron që të bëjë paralele në mes atij sistemi dhe Brukselit, mirëpo sipas tij, është e patolerueshme që qytetarët e Kosovës të trajtohen si njerëz të dorës së dytë dhe në këtë mënyrë të fyhen.
E kujtojmë atë kohë kur jemi trajtuar si njerëz të dorës së dytë, por së paku kanë lëvizur lirshëm. Nuk kam aspak nostalgji dhe mall për kohën e Titos, por kështu kishte ndodhur, ka theksuar Thaçi.