22 Janar 2025

Thaçi: Qeveria e ardhshme ka agjendë të qartë

Prishtinë, 18 nëntor - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se në qeveria e re duhet të kete legjitimitet të fuqishëm dhe përfshirje gjithë-etnike.

Thaçi ka folur edhe për prioritetet e ekzekutivit të ri duke potencuar zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës, vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe luftën kundër korrupsionit.

Më poshtë mund të lexoni postimin e Thaçit në Facebook:

Të dashur miq,

E ritheksoj edhe një herë se institucionet e reja të Republikës së Kosovës duhet të kenë legjitimitet të fuqishëm qytetar dhe përfshirje gjithë-etnike.

Për më tepër, duhet të kemi një agjendë të qartë për zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës, vazhdimin e dialogut dhe implementimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në Bruksel, funksionim efektiv të rendit dhe ligjit duke u përqendruar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, betejën e pakompromis kundër çfarëdo lloj ekstremizmi, si dhe vazhdimin e reformave rrënjësore për përmbushjen e kritereve për integrim në NATO dhe BE.

Është me rëndësi të potencojmë se Partia Demokratike e Kosovës, si parti e qendrës se djathtë, për realizimin e këtyre synimeve thelbësore në interes të vendit dhe qytetarëve, do të punojë me përkushtim me partitë politike të cilat janë të mishëruara me këto vlera dhe synime programatike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)