Thaçi publikon logon për 8-vjetorin e pavarësisë
Prishtinë, 3 shkurt - Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar logon zyrtare të manifestimit të sivjetmë për 8-vjetorin e pavarësisë.
Thaçi në Facebook u ka bërë thirrje ndjekësve që këtë logo ta vendosin edhe si coverphoto nëpër faqet e tyre në Facebook.
Të nderuar miq, përvjetori i 8-të i pavarësisë së Republikës së Kosovës është duke u afruar, prandaj unë ju ftoj ta vendosni edhe ju këtë cover festiv në faqen tuaj të Facebook-ut. Shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt 2008 ishte kurorëzimi i një rruge të mundimshme plot përpjekje dhe sakrifica, prandaj në nderim të gjithë atyre brezave që kanë ëndërruar, punuar dhe luftuar për ditët e lirisë dhe pavarësisë që gëzojmë sot, ju ftoj që ta festojmë të gjithë së bashku këtë ditë të papërsëritshme të historisë së popullit tonë, ka dekalruar Thaçi.