Thaçi: Propozimi për dialog shtesë, ide e tejkaluar
Prishtinë, 26 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës është përgjigjur sot në pyetjen, lidhur me propozimin e ri të ministrit të Jashtëm suedez, Carl Bildt, që kërkoi edhe dy tryeza bisedime lidhur me veriun e Kosovës.
Kryeministri Thaçi e quajti këtë ide të tejkaluar dhe të papranueshme.
Kosova ka dialogur me komunitetin ndërkombëtar tri vite në Vjenë për statusin politik. Pavarësia e Kosovës është shpallur në koordinim të ngushtë me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tani Kosova është konsoliduar dhe po forcohet si shtet", ka theksuar kryeministri Thaçi.
Edhe Suedia sipas tij ka qenë pjesë e atyre negociatave për statusin politik dhe e ka njohur Kosovën si të pavarur dhe sovrane.
Prandaj Thaçi ka thënë së është një ide e tejkaluar, plotësisht e papranueshme për Kosovën, dhe e parealizueshme.