Thaçi: Projektligji, domosdoshmëri për sigurinë kombëtare
Prishtinë 23 janar - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se ligji për ndalimin e shtetasve të Kosovës, që t'u bashkohen konflikteve të armatosura jashtë territorit është domosdoshmëri për sigurinë kombëtare.
Zëvendëskryeministri i Kosovës e ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka thënë se ligji për ndalimin e shtetasve të Kosovës, që t\'u bashkohen konflikteve të armatosura jashtë territorit të vendit, është përgjegjësi e jona që ta miratojmë sa ma shpejtë.
Sipas tij, ky ligj është modern, dhe se është domosdoshmëri për sigurinë kombëtare të vendit tonë.
Ky projektligj është një domosdoshmëri për sigurinë kombëtarë të Republikës së Kosovës, për politikën tonë të jashtme. Është një kërkesë e kohës. Numri i luftëtarëve që kanë shkuar edhe nga Kosova në Siri dhe Irak është shqetësues duke pas parasysh proporcionin me popullsinë në botë. Ata i shkaktojnë një barrë të madhe shtetit të Kosovës, duke kryer krime kundër njerëzimit, këta persona janë shqetësim me kërcënimin që ata paraqesin pas kthimit të ideologjive radikale. Kosova ka dëshmuar, se është e pa kompromis dhe është liderë në rajon kundër ekstremizmit. Kosova është pjesë e koalicionit antiterrorist, ka thënë Thaçi.(rtklive.com)