19 Janar 2025

Thaçi priti përfaqësuesit e familjeve të të pagjeturve

Prishtinë, 5 maj - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar kryetarin e Këshillit Koordinues të Asociacionit për të Pagjeturit e Kosovës, Bajram Çerkinaj, bashkë me kryetarin e Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj, si dhe përfaqësues të tjerë të organizatave joqeveritare.

Presidenti Thaçi tha se me punën e vet, ky asociacion është duke hedhur dritë mbi padrejtësitë që janë bërë dhe po e forcon edhe më shumë respektin për vlerat e lirisë dhe të drejtat e njeriut.

Ndërsa, kryetari i Këshillit Koordinues të Asociacionit për të Pagjeturit e Kosovës, Bajram Çerkinaj, shtroi shqetësimin e tij edhe për ekzaminimet në Morgun e Prishtinës dhe për mos gërmimin në lokalitete ku dyshohet se ka varreza masive.

 \"Nevojitet një trysni më e madhe e ndërkombëtarëve mbi autoritetet e Serbisë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve”, tha Çerkinaj.

Gjithashtu, kryetari i Këshillit Koordinues të Asociacionit për të Pagjeturit e Kosovës, Bajram Çerkinaj, si dhe kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj, kërkuan që çështja e të pagjeturve të ngritët edhe në të gjitha diskutimet në nivel ndërkombëtar.

Presidenti Thaçi theksoi se institucionet e Kosovës, Këshilli Koordinues i Asociacionit për të Pagjeturit e Kosovës dhe shoqatat e tjera që përfaqësojnë familjet e të pagjeturve, me kapacitetet e tyre po bëjnë gjithçka që munden për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, por për të zbardhur fatin e tyre duhet të punohet edhe më shumë në përfshirjen e bashkësisë ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)