Thaçi priti në takim lamtumirës ambasadorin Bosch
Prishtinë, 1 shtator - Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Holandës, Robert Bosch.
Zëvendëskryeministri Thaçi e falënderoi ambasadorin Bosch për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë pesë viteve sa shërbeu në Kosovë.
Thaçi shprehu mirënjohje për ambasadorin Bosch dhe shtetin e Holandës për mbështetjen konkrete dhënë aspiratës së Kosovës për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën e Kulturën (UNESCO).
Ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, theksoi se ka qenë kënaqësi të shërbente në Kosovë dhe se do të mbetet i angazhuar në çështjen e Kosovës, të cilën do ta vizitojë edhe në të ardhmen.