Thaçi priti ministren e Mbrojtjes të Italisë, Roberta Pinotti
Prishtinë, 5 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim ministren e Mbrojtjes të Italisë, Roberta Pinotti.
Në takim u bisedua për gjendjen e sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë në procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca e Armatosur e Kosovës.
Kryeministri Thaçi me këtë rast siguroi ministren Pinotti se Forca e Armatosur e Kosovës do të jetë një forcë profesionale, shumetnike dhe e bazuar në standardet e NATO-s.
Objektiv kryesor i punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës do të vazhdojë të jetë përmbushja e plotë e standardeve demokratike për integrim në NATO dhe Bashkim Evropian.
Republika e Kosovës, ashtu siç është dëshmuar në të kaluarën faktor i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, do të vazhdojë ta luajë këtë rol edhe më fuqishëm theksoi kryeministri Thaçi.