19 Janar 2025

Thaçi priti kryetarin e Partisë së Drejtësisë dhe atë të Partisë Liberale

Prishtinë, 19 maj -  Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takime të ndara kryetarin e Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, si dhe kryetarin e Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedaj.

Në takimin me kryetarin e Partisë së Drejtësisë, duke folur për të arriturat e pandalshme të Kosovës gjatë këtij muaji, presidenti Thaçi tha se shteti i Kosovës tashmë është në një pozicion tjetër ndërkombëtar, me subjektivitet shtetëror më të fuqizuar, porse duhet të punohet edhe më shumë për zhvillimin ekonomik.

“Konsolidimi i shtetit të Kosovës është duke u përmbyllur, si brenda ashtu edhe në skenën ndërkombëtare” u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, në takimin me kryetarin e Partisë Liberale të Kosovës, presidenti Thaçi tha se gjithnjë do të jetë i hapur për t’i dëgjuar të gjitha alternativat politike.

“Dialogu, brenda dhe jashtë, është rruga e vetme për të ndërtuar shtet të suksesshëm”, u shpreh presidenti Thaçi.

Kryetari Agani dhe kryetari Dedaj e përgëzuan presidentin Thaçi për detyrën e re dhe shprehën përkrahje për agjendën e tij si President i Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)