Thaçi priti ambasadoren e Turqisë, i shpreh ngushëllime
Prishtinë, 29 qershor Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti Ambasadoren e Republikës së Turqisë, Kivilcim Kilic, të cilës i dorëzoi telegram ngushëllimin për viktimat e sulmeve terroriste në Stamboll.
Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, në emër timin dhe të popullit të Kosovës, juve, familjeve të viktimave, presidentit Erdogan dhe tërë popullit të Turqisë, u shpreh presidenti Thaçi në takim.
Kjo nuk është feja islame. Kjo nuk është as ideologji fetare e as kombëtare, tha ai, duke shtuar se Turqia është e fortë dhe do të përballojë këtë sfidë.
Ambasadorja Kilic u falënderua për telegramin dhe shtoi se Turqia do të bëhet edhe më e fortë falë solidaritetit dhe përkrahjes nga miqtë.