Thaçi pret njohjen nga Izraeli
Prishtinë, 1 prill - Zëvendëskryeministri, njëherësh edhe ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, të mërkurën ka pritur në takim ambasadorin e Izraelit në Beograd, Yossef Levy, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Thaçi ka shkruar në profilin e tij në Facebook se pret njohjen nga Izraeli.
U takova sot me ambasadorin izraelit Yossef Levy me të cilin biseduam për bashkëpunimin në mes shteteve tona dhe popujve tonë. Shumë gjëra na bashkojnë sa i përket historisë, kulturës dhe orientimeve strategjike politike dhe shpresojmë se nuk do të kalon shumë kur kjo marrëdhënie do të formalizohet edhe me njohje nga Jerusalemi, ka thënë Thaçi.