16 Janar 2025

Thaçi pret marrëveshje, që nuk cenon Kushtetutën e Kosovës

Bruksel, 19 prill - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke hyrë në ndërtesën ku po mbahen takimet në Bruksel, ka shfaqur shpresën se raundi i dhjetë i bisedimeve të jetë përfundimtar për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë, nën udhëheqjen e kryeministrit serb, Ivica Daçiç, takohen sot me kërkesën e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, për t\'i dhënë edhe një mundësi marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Shpresoj që edhe Serbia ka reflektuar dhe do ta pranojë sot marrëveshjen, në mënyrë që të pajtohemi në parim”, u ka thënë  Thaçi gazetarëve të mbledhur, transmeton Rel. Sipas tij, marrëveshja do të mundësonte lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave, si dhe zhbërje të strukturave të paligjshme serbe në veri.

Ai shtoi se, sistemi i policisë dhe drejtësisë do të jenë një sistem unik sipas ligjeve të Kosovës, ndërsa Asociacioni i komunave serbe s’do të ketë rol legjislativ, ekzekutiv apo të pushtetit të tretë. \"Kosova është në proces të sigurt për anëtarësim në Bashkimin Evropian, NATO, OSBE dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara\", tha kryeministri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)