20 Janar 2025

Thaçi president, Veseli kryeministër

Prishtinë, 18 janar - Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, dhe zëvendësi i tij, Kadri Veseli, po pretendojnë që pas zgjedhjeve të ardhshme t’i marrin dy pozitat e para shtetërore, atë të presidentit dhe kryeministrit.

Zgjedhja e kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, në postin e presidentit, do t’ia mundësojë Kadri Veselit që ta marrë drejtimin e partisë, e në të njëjtën kohë edhe kandidimin për kryeministër, shkruan “Zëri”.

Zgjedhja eventuale e kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, në postin e presidentit të Shtetit, do t’ia mundësojë zëvendësit të tij, Kadri Veseli, që ta marrë drejtimin e partisë, e njëkohësisht të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme për postin e kryeministrit, nëse PDK-ja fiton zgjedhjet.

Analistët thonë se, edhe pse jo e deklaruar deri më tani, Thaçi e Veseli synojnë që t’i udhëheqin institucionet më të larta shtetërore, i pari Presidencën, i dyti Qeverinë. Megjithatë, sipas tyre, gjithçka do të shihet pas përfundimit të procesit të zgjedhjes së presidentit, meqë ka kundërshtime për figurën e Thaçit për postin e të parit të vendit.

Analisti Halil Matoshi thotë se edhe ish-kryeministri Hashim Thaçi, edhe zëvendësi i tij në parti Kadri Veseli, synimet i kanë të qarta dhe legale, mirëpo është një vit kur të dyve po u komplikohen gjërat.

Matoshi ka thënë për “Zërin” se po të shkonin gjërat sipas planit të tyre strategjik, këtë vit Hashim Thaçi bëhet president kushtetues, por me legjitimitet të shpenzuar, e Kadri Veseli lider i ardhshëm i PDK-së, e kurdo që mbahen zgjedhjet edhe i nominuari i tyre për kryeministër.

/Zëri/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)