19 Janar 2025

Thaçi premton përkrahje për institucionet parashkollore

Prishtinë, 3 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar institucionin parashkollor “Buzëqeshja” në Prishtinë, ku u njoh me kushtet e funksionimit të këtij institucioni parashkollor.

Kryeministri Thaçi pa nga afër zhvillimin e procesit edukativ-arsimor në këtë institucion, si dhe bashkëbisedoi me fatosat dhe yllkat, të cilët me entuziazmin e tyre shprehën dëshirat e tyre për të ardhmen.

Me këtë rast, kryeministri Thaçi theksoi se është një kënaqësi e veçantë të viziton kopshtin “Buzëqeshja” dhe të ndajë emocionet me fëmijët.

“Ne si institucione duhet të kemi përkushtimin dhe përgjegjësitë, për të pasur sa më shumë kopshte moderne, atraktive dhe të  pranueshme, me këto kujdestare të jashtëzakonshme, edukatore të shkëlqyeshme, të mrekullueshme, që i takova sot” – tha z.Thaçi.

Më tej, kryeministri Thaçi potencoi se “institucionet qendrore dhe ato lokale, duhet të kujdesemi që të kemi sa më tepër kopshte, që gratë kosovare të mos e kenë dilemën e rritjes së fëmijëve apo të shkojnë në vendet e punës”, theksoi kryeministri Thaçi, dhe shtoi se “fëmijët do të rriten të shëndetshëm, të edukuar, të përgatitur për të vazhduar me shkollimin e tyre, me të ardhmen e tyre, por në të njëjtën kohë edhe gratë kosovare do të jenë të liruara nga kjo dilemë për të rritur fëmijën apo për të vazhduar në vendin e punës”.

Drejtoresha e kopshtit “Buzëqeshja”, Valdete Haliti falënderoi kryeministrin Thaçi për vizitën, dhe përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të krijuar kushte edhe më të mira për funksionimin e institucioneve parashkollore në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)